IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): KATËR USHTARË U VRANË NGA HEZBOLLAHU NË LIBANIN JUGOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 1 min read
Jeruzalem, Izarel | “Katër ushtarë izraelitë u vranë në një shkëmbim zjarri me Hezbollahun në jug të Libanit mbrëmë”.
Kështu njoftoi zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse të Izarelit (IDF) këtë mëngjes, siç raportohet nga entet mediatike vendore.
Midis të vdekurve është nënkoloneli Dor Gedaliah Ben Simhon, komandant i Batalionit të 52-të të Brigadës së 401-të të Blinduar.
Emrat e viktimave të tjera nuk janë bërë ende të ditura.
Incidenti i rëndë, ndodhi rreth orës 12:20 të mëngjesit në fshatin Tibnit.
Një bombardim ajror i nisur nga Hezbollahu goditi një tank të IDF-së.
Kjo çoi në sulme kundër terroristëve dhe infrastrukturës së tyre në zonën Nabatieh-ut.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po vazhdojnë të hetojnë incidentin.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në prill, 23 luftëtarë janë vrarë në Liban.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments