top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


EKUADOR | 253 TË ARRESTUAR NË DITËN E PARË TË SHTETRRETHIMIT KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR.
Kuito, Ekuador | Më shumë se 250 subjekte u arrestuan në Ekuador në ditën e parë të shtetrrethimit të vendosur nga qeveria gjatë natës, si pjesë e një goditjeje të re kundër krimit të organizuar. Ministria e Brendshme njoftoi arrestimet, duke specifikuar se shumica e 253 subjekteve të arrestuar akuzohen për shkelje të orës policore ose armëmbajtje të paligjshme. Masa, në fuqi për dy javë midis orës 23:00 dhe 05:00, prek kryesisht provincat bregdetare të Guaias, Los Rios,
Agjencia Telegrafike Vox


VENEZUELË | SHBA-ës NGRITËN FLAMURIN MBI AMBASADË NË KARAKAS 7 VJET PAS MBYLLJES SË SAJ.
Karakas, Venezuelë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngritën përsëri flamurin e tyre mbi ambasadën e tyre në Karakas, shtatë vjet pasi misioni diplomatik u mbyll pas prishjes së marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe qeverisë venezueliane në vitin 2019. Në mëngjesin e 14 marsit 2019, flamuri amerikan u ul për herë të fundit në Ambasadën e ShBA-ës në Karakas. “ Këtë mëngjes, më 14 mars 2026, në të njëjtën kohë, unë dhe ekipi im e ngritëm përsëri këtë çështje ”, tha e Ngarkuara m
Agjencia Telegrafike Vox


EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA VENDOSI SHTETRRETHIM NË KATËR PROVINCA ME QËLLIM GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR.
Kuito, Ekuador | Presidenti Daniel Noboa, ka nënshkruar një dekret që vendos orën policore në katër provinca, si pjesë e një goditjeje kundër krimit të organizuar. Masa do të hyjë në fuqi në mesnatë më 15 mars dhe përfshin një ndalim trafiku nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit në provincat e Guaias, Los Rios, El Oro-s dhe Santo Domingo de los Cakilas (Tsáchilas). Masa ndryshon dekretet e mëparshme që zgjatën gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe do të mbetet në fuq
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | QEVERIA HOQI TAKSAT E KARBURANTIT PËR TË LUFTUAR ÇMIMET E LARTA TË NAFTËS DHE PËR TË FRENUAR RRITJEN E ÇMIMEVE TË TRANSPORTIT DHE TË USHQIMEVE.
Brasilia, Republika Konfederative e Brazilit | Qeveria braziliane ka vendosur të eliminojë dy taksat federale mbi naftën (Pis dhe Cofins) për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të saj në kostot e transportit dhe te zinxhirët e furnizimit me ushqime, të cilat, janë ndër më të ndjeshmet ndaj luhatjeve të çmimeve të karburantit. Përveç lehtësimit tatimor, dekreti parashikon pagesën e një subvencioni për prodhuesit dhe importuesit e naftës. Të dy masat e kombinuara pritet të
Agjencia Telegrafike Vox


VENEZUELË | NË KARAKAS STUDENTËT DHE SINDIKALISTËT JANË GATI PËR PROTESTA; KËRKOHET RRITJE E PAGËS MINIMALE DHE E PENSIONIT.
Karakas, Venezuelë | Udhëheqësit e sindikatave dhe studentëve kanë thirrur një protestë masive sot në Karakas të Venezuelës, për të kërkuar që Parlamenti të rrisë pagën minimale dhe pensionet, të cilat janë ngrirë që nga viti 2022. Demonstrata bashkon organizatat e punës dhe shoqatat e arsimit, të cilat, gjithashtu po bëjnë thirrje për përmirësim të bursave studentore. Organizatorët denoncojnë erozionin e fuqisë blerëse dhe po kërkojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë e përk
Agjencia Telegrafike Vox


EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA: AMBASADORI KUBAN U DËBUA PËR NDËRHYRJE NË PUNËT E BRENDSHME; PARA SE TË IKTE DOGJI DOKUMENTE.
Kuito, Ekuador | Presidenti Daniel Noboa tha se dëbimi i ambasadorit të Kubës në Kuito, Basilio Gutierrez, ishte për shkak të ndërhyrjes në çështjet e brendshme politike të vendit. Në një intervistë me entin mediatik “ Radio Sucre ”, Presidenti Noboa pohoi se diplomati dhe anëtarë të tjerë të misionit kubanez kishin qenë të përfshirë në aktivitete politike dhe madje edhe në veprime të konsideruara të dhunshme. “ Ne kemi gjetur ndërhyrje të konsiderueshme nga Kuba në aktivitet
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI ARGJENTINAS JAVIER MILEI: DO TA FITOJMË LUFTËN KUNDËR IRANIT; JAM KUNDËR MAKIAVELIT.
Qyteti I Jorkut të Ri, Amerikë | Presidenti Javier Milei u prit me duartrokitje dhe ovacione gjatë një fjalimi në Universitetin Yeshiva në Qytetin e Jorkut të Ri, një institucion prestigjioz hebre ku marrin pjesë kryesisht studentë ortodoksë. Në fjalimin e tij, para rreth 500 personave, Presidendi Milei përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konfliktin me Iranin. “ Ne do të fitojmë ”, tha ai - duke marrë duartrokitje nga publiku. Presi
Agjencia Telegrafike Vox


VENEZUELË | QEVERIA ÇAVISTO-KOMUNISTE VENDOSI REKORD; INFLACIONI SHKOI NË 475% NË VITIN 2025 (MË I LARTI NË BOTË).
Karakas, Venezuelë | “ Venezuela e mbylli vitin 2025 me inflacion prej 475%, më i larti në botë ”. E thënë kjo sipas të dhënave të botuara nga Banka Qendrore e vendit (BCV), e cila, botoi indeksin e saj të parë të çmimeve të konsumit në më shumë se një vit. Inflacioni ka goditur më rëndë mallrat dhe shërbimet thelbësore; çmimet e ushqimit dhe pijeve u rritën me 532% vitin e kaluar; çmimet e arsimit me 570%; kujdesi shëndetësor dhe qiratë u rritën përkatësisht me 445% dhe 340%
Agjencia Telegrafike Vox


GJYKATA NDËRAMERIKANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT DËNOI PERUNË PËR STERILIZIMET E DETYRUARA GJATË QEVERISJES SË ISH-PRESIDENTIT ALBERTO FUXHIMORI (FUJIMORI).
Limë, Peru | Gjykata Ndëramerikane e të Drejtave të Njeriut (IACHR) dënoi Perunë për sterilizimin e detyruar dhe vdekjen në vitin 1997 të një gruaje fshatare, Selia (Celia) Ramos Durand, si pjesë e Programit Kombëtar për Shëndetin Riprodhues dhe Planifikimin Familjar, të hartuar nga ish-Presidenti Alberto Fuxhimori (Fujimori), i cili, ishte në pushtet nga viti 1990 deri në vitin 2000. Gjyqtarët theksuan se ky nuk është një rast i izoluar, por më tepër pjesë e një politike mas
Agjencia Telegrafike Vox


KUBË | KOORDINATORI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR ÇËSHTJET KUBANEZE ROB ELLISON (ALLISON) U TAKUA ME UDHËHEQËS TË KISHËS KATOLIKE.
Havanë, Kubë | Koordinatori i Departamentit amerikan të Shtetit për çështjet kubaneze, Rob Ellison (Allison), u takua në Havanë me udhëheqës të Kishës Katolike. Një deklaratë nga Ambasada e ShBA-ës raportoi se në takim morën pjesë Kardinali Juan de La Karidad (Caridad) dhe Peshkopi Arturo Gonzalez, së bashku me z. Maik Hamër (Mike Hammer), i cili, është kreu i misionit diplomatik të ShBA-ës në Havanë. Gjatë takimit, deklarata thotë se u diskutua ndihma humanitare e administra
Agjencia Telegrafike Vox


SHBA-ës DHE AUTORITETET E PËRKOHSHME TË VENEZUELËS RIVENDOSËN MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE (PAS PRISHJES SË VITIT 2019) ME FOKUS NË STABILITET DHE NË RIMËKËMBJE EKONOMIKE.
Karakas, Venezuelë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe autoritetet e përkohshme të Venezuelës kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Kështu njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit - duke shtuar se ky hap do të lehtësojë përpjekjet e përbashkëta për të promovuar stabilitetin, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe pajtimin politik në Venezuelë. “ ShBA-ës synojnë të ndihmojnë popullin venezuelian të përparojë përmes një procesi gradual që
Agjencia Telegrafike Vox


KILI U BË VENDI I PARË NË AMERIKËN LATINE QË NUK KA MË LEBROZË | CERTIFIKIM ZYRTAR NGA OBSH-ja PAS MË SHUMË SE TRE DEKADASH PA RASTE.
Santiago, Kili | “ Kili është bërë vendi i parë në Amerikë dhe i dyti në botë (pas Jordanisë) që zhduk lebrën brenda kufijve të tij, duke kaluar më shumë se tre dekada pa asnjë rast vendor ”. Kështu njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë (PAHO), të cilat, lëshuan certifikim zyrtar. “ Ky është rezultat i dekadave të angazhimit të vazhdueshëm ndaj politikave publike të bazuara në prova dhe një sistemi shëndetësor të aftë pë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page
___.png)

