top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KILI | UDHËHEQËSI I KOMUNITETIT INDIGJEN MAPUÇE (MAPUCHE) JORGE HUENCHULLAN CAIUL (HUENCHULLÁN CAYUL) U KAP NGA POLICIA HETIMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 42 minutes ago
  • 1 min read

Santiago, Kili | Policia kiliane arrestoi sot një nga udhëheqësit e komunitetit indigjen Mapuçe (Mapuche), i cili pretendon të drejtat e paraardhësve të tij në rajonin Araucania në jug të vendit.


Z. Jorge Huenchullan Caiul (Huenchullán Cayul) u identifikua dhe u kap nga Policia Hetimore (PDI) në qytetin Temucuicui, në komunën e Ercilla-s, dhe u transportua me helikopter ushtarak në një operacion spektakolar të shfaqur gjerësisht nga qeveria ultrakonservatore e Presidentit Jose Kast.


Arrestimi i tij, i akuzuar nga autoritetet për trafik droge dhe armësh, si dhe për vjedhje pronash, u komentua nga Ministri i Sigurisë Trinidad Steinert, i cili theksoi vendosmërinë e qeverisë për të rifituar kontrollin territorial në të ashtuquajturën Makrozonë Jugore.


Ne do të vazhdojmë derisa të kemi kontrollin e territorit në përputhje me mandatin e Presidentit të Republikës”, tha Ministri Steinert.


Po punojmë shumë për të koordinuar këto operacione në të gjithë Araucanía-n. Nuk mund të ketë pjesë të vendit tonë ku shteti nuk është i pranishëm”, tha ai.


Sektorë të organizuar të komunitetit indigjen Mapuche kundërshtojnë shfrytëzimin e burimeve natyrore në rajonin e Araucanía-s dhe pretendojnë të drejtat e paraardhësve mbi tokën, duke përfshirë sabotimin e kompanive të prerjes së pyjeve dhe pushtimin e tokës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page