VENEZUELË | AUTORITETET DËBUAN NË SHBA-ës BIZNESMENIN ALEKS (ALEX) SAAB; AI ËSHTË I IMPLIKUAR NË KRIME TË NDRYSHME NË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 17
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | “Aleks (Alex) Saab, një figurë kyçe në pushtetin venezuelian nën diktatorin çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolas) Maduro është dëbuar në Shtetet e Bashkuara”.
Kështu njoftuan autoritetet venezueliane në një deklaratë.
Venezuela njoftoi për dëbimin e shtetasit kolumbian Aleks (Alex) Naim Saab Moran, të kryer më 16 maj 2026.
“Masa e deportimit u miratua duke marrë parasysh faktin se shtetasi kolumbian i lartpërmendur është i përfshirë në disa krime në Shtetet e Bashkuara, siç është e njohur publikisht dhe e raportuar gjerësisht në media”.
Kështu u tha në deklaratën nga autoriteti venezuelian i imigracionit (Saime).
Sipas burimeve të konsultuara nga enti mediatik “El Tiempo”, biznesmeni kolumbiano-venezuelan thuhet se është marrë nga burgu El Helicoide për t'u transferuar nga Karakasi në Floridën Jugore.
Sipas disa vëzhguesve, ekstradimi i z. Saab mund të lidhet me procedurat penale kundër diktatorit Nikolas (Nicolás) Maduro dhe bashkëshortes së tij, znj. Cilia Flores, të paragurgosur në Jorkun e Ri nga sistemi i drejtësisë penale amerikane.
Dorëzimi i z. Aleks (Alex) Saab te autoritetet amerikane dhe dëshmia e tij e mëvonshme mund të jenë vendimtare dhe për këtë arsye të shënojnë një përparim themelor në hetimet ndërkombëtare mbi strukturën operative dhe financiare të aparatit Çavist (Chavist), si dhe në procedurat penale në vazhdim kundër ish-diktatorit venezuelian dhe rrethit të tij të ngushtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments