top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ FSHIU NGA PROFILI I SAJ ZYRTAR NË RRJETIN SOCIAL VIRTUAL IKS (X) DISA MESAZHE NË MBROJTJE TË BIZNESMENIT KOLUMBIAN ALEKS (ALEX) SAAB.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 50 minutes ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodríguez, fshiu nga profili i saj zyrtar në rrjetin social virtual Iks (X) disa mesazhe të botuara vitet e fundit në mbrojtje të biznesmenit kolumbian Aleks (Alex) Saab, i cili konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një nga operatorët kryesorë financiarë të Çavizmit.


Heqja e përmbajtjes ndodhi vetëm disa orë pasi SAIME, agjencia e imigracionit dhe dokumentacionit të Venezuelës, konfirmoi deportimin e z. Saab në ShBA-ës.


Në postimet e fshira në Presidentja e përkohëshme Rodriguez e quante z. Saab një diplomat të pafajshëm venezuelian dhe një martir i cili ishte viktimë e persekutimit ndërkombëtar pas arrestimit të tij në Kepin e Gjelbër në vitin 2020.


Midis mesazheve të hequra ishte një postim i vitit 2023 që festonte kthimin e tij në Karakas si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish me Uashingtonin.


Z. Saab, ish-ministër në qeverinë Çaviste, akuzohet në Shtetet e Bashkuara për pastrim parash dhe korrupsion në lidhje me programin ushqimor Clap.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page