top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | VARFËRIA PREK 68.5% TË FAMILJEVE NË VENEZUELË; JETESA PA ENERGJI ELEKTRIKE OSE PA UJË ËSHTË NORMË PËR SHUMICËN E NJERËZVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Karakas, Venezuelë | Rimëkëmbja ekonomike e Venezuelës po përpiqet të përmbysë trendin e varfërisë”.


Sipas anketës së fundit kombëtare të kryer nga Universiteti Katolik Andres Bello (UCAB), 68.5% e familjeve jetojnë në varfëri dhe 31.7% në varfëri ekstreme.


Të dhënat tregojnë gjithashtu se varfëria shumëdimensionale - e cila mat privimin në aspektin e strehimit, shërbimeve, të ardhurave, arsimit, punësimit dhe shëndetit - prek 55% të popullsisë, duke kompromentuar mirëqenien kolektive.


Ekonomia venezueliane përjetoi një recesion të zgjatur nga viti 2014 deri në fillim të vitit 2022, me një tkurrje të PBB-së prej 80% dhe një periudhë hiperinflacioni.


Pavarësisht përmirësimeve në këta tregues, sfidat vazhdojnë në lidhje me aksesin në arsim (1.2 milion fëmijë janë jashtë shkollës) dhe kujdesin shëndetësor, si dhe energjinë elektrike (vetëm 10% e venezuelianëve kanë energji elektrike të garantuar në shtëpitë e tyre) dhe ujin e pijshëm.


Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez, e cila pasoi diktatorin çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro pas kapjes së tij nga ShBA-ës më 3 janar në Karakas, njoftoi një rritje të të ardhurave minimale globale për punëtorët në 240 dollarë, shumë më poshtë se 700 dollarët e nevojshëm për një shportë ushqimore bazë për një familje me pesë anëtarë, sipas ekspertëve.


Edhe pse varfëria ekstreme në vend është ulur me njëmbëdhjetë pikë përqindjeje, një në tre familje ende nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar nevojat për ushqim”.


Kështu tha znj. Anitza Freitez, koordinatore e Anketës Kombëtare të Kushteve të Jetesës (Encovi).


Studimi tregon gjithashtu se vetëm 10% e venezuelianëve thonë se kanë ndërmend të riatdhesohen.


Përafërsisht 8 milionë njerëz kanë emigruar që nga fillimi i shekullit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page