top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM HODHI POSHTË NJË DOKUMENT TË BOTUAR KOMITETI KUNDËR ZHDUKJEVE ME FORCË MBI SITUATËN NË VEND.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum hodhi poshtë një dokument të botuar të enjten e kaluar nga Komiteti Kundër Zhdukjeve me Forcë mbi situatën në vendin e Amerikës Latine. “ Nuk është organ i OKB-së ”, tha Presidentja Sheinbaum. Sipas saj, teksti ekstrapolon gabimisht të dhënat nga vetëm katër vende midis viteve 2009 dhe 2017 deri në vitin 2025. “ Pushteti publik nuk mund t'i përdorë kurrë zhdukjet si një mekanizëm kont
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | KOLEGJI KOMBËTAR I GAZETARËVE: 76 SULME NDAJ SHTYPIT QË NGA FILLIMI I MUAJIT JANAR; 18 ARRESTIME; 4 STACIONE RADIOFONIKE U MBYLLËN; GAZETARËT PO KËRCËNOHEN.
Karakas, Venezuelë | Kolegji Kombëtar i Gazetarëve të Venezuelës (CNP), dega në Karakas, denoncoi 76 shkelje të lirisë së shprehjes dhe shtypit në tremujorin e parë të vitit 2026, që përkon me fillimin e presidencës së përkohshme të Presidentes Delsi (Delcy) Rodriguez. Sipas raportit të paraqitur sot dhe të shpërndarë nga entet mediatike vendore, rastet e dokumentuara përfshijnë 18 ndalime arbitrare, 16 pengesa në mbulimin gazetaresk, 15 dëbime të korrespondentëve të huaj, 9
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | PRESIDENTI ULTRAKONSERVATOR KILIAN JOSE ANTONIO KAST (I SHOQËRUAR NGA NJË DELEGACION PREJ PESË VETASH) PO KRYEN VIZITËN E TIJ TË PARË SHTETËRORE NË ARGJENTINË.
Buenos Aries, Argjentinë | Presidenti ultrakonservator kilian, Jose Antonio Kast, i shoqëruar nga një delegacion prej pesë vetash (përfshirë tre ministra), ndodhet në Argjentinë për vizitën e tij të parë shtetërore. Udhëtimi ndjek traditën e presidentëve kilianë që zgjedhin Argjentinën si ndalesën e tyre të parë dhe vjen në mes të arrestimit të dështuar, të enjten e kaluar në Buenos Aires, të ish-luftëtarit guerilas Galvarino Apablaza, i kërkuar nga drejtësia kiliane për vras
Agjencia Telegrafike Vox
NIKARAGUA | ZV/PRESIDENTJA MARKSISTE-LENINISTE ROSARIO MURILLO I QUAJTI PRIFTËRINJTË DHE UDHËHEQËSIT E OPOZITËS GJARPËRINJ HELMUES.
Managua, Nikaragua | “ Zv/Presidentja e Nikaraguas, Rosario Murillo, nisi një sulm të ri verbal të ashpër kundër priftërinjve dhe udhëheqësve të opozitës në mërgim, duke i quajtur ata gjarpërinj helmues, budallenj dhe të shitur, në një fjalim të mbajtur në mes të Javës së Shenjtë ”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. Pa iu drejtuar drejtpërdrejt kritikave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi kufizimet e vendosura mbi procesionet fetare, ajo i akuzoi kritikët e saj
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | NË KRYEQYTET SHPËRTHUEN PROTESTA PASI NJË GRUP SATANIST SULMOI NJË KISHË.
Bogotë, Kolumbi | Polemikat dhe zemërimi shpërthyen në Bogotë pasi një grup që pretendonte të ishte satanist sulmoi festimet e së Premtes së Madhe në Kishën e Shën Françeskut (San Francisko) në qendër të kryeqytetit kolumbian. Sipas videove të qarkulluara në mediat sociale virtuale dhe të ripostuara nga enti mediatik vendor “ El Tiempo ” - disa persona të veshur me të zeza, që mbanin zinxhirë dhe simbole provokuese, u shfaqën në hyrje të kishës ndërsa besimtarët po merrnin pj
Agjencia Telegrafike Vox
EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA RINOVOI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME PËR 60 DITË NË 9 PROVINCA DHE 4 KANTONE KUNDËR TRAFIKIMIT TË DROGËS DHE DHUNËS SË BANDAVE KRIMINALE.
Kuito, Ekuador | Presidenti Daniel Noboa ka rinovuar gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë në nëntë provinca dhe katër kantone të vendit, duke përmendur trazirat e brendshme të rënda të shkaktuara nga dhuna e trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar. Masa prek, ndër të tjera, provincat e Guaias, Manabi-t, Esmeraldas, El Oro-s dhe Piçinçës (Pichincha), zona të konsideruara strategjike për trafikimin e paligjshëm dhe ndër më të prekurat nga përshkallëzimi i dhunës. Dekret
Agjencia Telegrafike Vox
EKUADOR | PËR SHKAK TË SHTETRRETHIMIT VRASJET RANË ME 28%.
Kuito, Ekuador | Qeveria ekuadoriane njoftoi se vrasjet me dashje u ulën me 28% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në muajin mars, duke ia atribuar këtë rënie operacioneve ushtarake dhe policore të kryera gjatë një shtetrrethimi dyjavor gjatë natës në katër provinca kryesore të trafikut të drogës. Kështu raportuan entet mediatike vendore - duke specifikuar se masa, e urdhëruar nga Presidenti Daniel Noboa, preku Guaias-in, Los Rios-in, El Oro-n dhe Santo Dom
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | QEVERIA E PRESIDENTIT ULTRAKONSERVATOR JOSE ANTONIO KAST U TËRHOQ NGA NISMA LIGJORE PËR LEGALIZIMIN E 180 MIJË EMIGRANTËVE.
Santiago, Kili | Qeveria e Presidentit të ri ultrakonservator të Kilit, Jose Antonio Kast, ka njoftuar se do të anulojë dekretin me të cilin presidenti në largim Gabriel Boriç kishte miratuar rregullimin e 180 mijë emigrantëve. “ Ne nuk do të vazhdojmë me një rregullim masiv siç është propozuar nga qeveria Boriç ”, tha në një intervistë radiofonike Drejtori i Shërbimit të Migracionit Frank Sauerbaum. Zyrtari sqaroi se dokumenti i referohej migrantëve që kishin aplikuar për le
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS: PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: GJIRI ËSHTË I MEKSIKËS JO I AMERIKËS.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum e ka bërë të qartë se vendi i saj nuk kërkon konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka hedhur poshtë këmbënguljen e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për ta riemëruar “ Gjirin e Meksikës ” si “ Gjirin e Amerikës ”. “ Ne jemi një vend paqeje, kjo është ajo që na karakterizon. Ne duam paqe me qeverinë amerikane, jo të luftojmë, nuk jemi të interesuar të përplasemi far
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | DISA MIJËRA TON ORIZ MBËRRITËN NË TRAJTË NDIHME NGA REPUBLIKA POPULLORE E KINËS.
Havanë, Kubë | “ Një dërgesë ndihme ushqimore që përmbante 15 mijë ton oriz nga Kina zbarkoi dje në portin e Havanës ”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “ CubaDebate ” - duke specifikuar se është dërgesa e tretë prej një totali prej 30 mijë tonësh të njoftuar nga Ambasada Kineze në Kubë si pjesë e bashkëpunimit dypalësh midis dy kombeve. Ndihma e Pekinit do të mbështesë furnizimin me ushqim të vendit dhe i bashkohet 20 ton furnizimeve dhe pajisjeve që mbërritën në ishull
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELA RIHAPI MISIONET E SAJ DIPLOMATIKE NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PËR TË PROMOVUAR MARRËDHËNIE TË BAZUARA NË RESPEKT DHE BASHKËPUNIM.
Karakas, Venezuelë | “ Qeveria e Venezuelës ka njoftuar rihapjen e misioneve të saj diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e rifillimit të marrëdhënieve me Uashingtonin të iniciuara nga Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodríguez pas kapjes së Nikolas (Nicolás) Maduros nga forcat amerikane më 3 janar ”. Kështu njoftoi Zv/Ministri i Jashtëm për Evropën dhe Amerikën e Veriut, Olivier Blanko (Blanco), në rrjetin social virtual Iks (X) - duke specifikuar se
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | DY ANIJE QË TRANSPORTONIN NDIHMA HUMANITARE PËR NË KUBË U ZHDUKËN NË MËNYRË MISTERIOZE.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Marina Meksikane njoftoi të enjten se ka filluar operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur dy anije me vela me nëntë persona të kombësive të ndryshme në bord, të cilat, po transportonin ndihma humanitare në Kubë, por që rezultojnë të zhdukura. Marina nuk specifikoi identitetet ose kombësitë e anëtarëve të ekuipazhit të tyre, por vuri në dukje se është në kontakt me autoritetet ose qendrat e kërkim-shpëtimit të Francës, P
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page
___.png)

