KUBË | MINISTRI I JASHTËM BRUNO RODRIGUEZ: NJË SULM NDAJ ISHULLIT DO TË SHKAKTONTE KATASTROFË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | “Qeveria kubaneze ka paralajmëruar se çdo agresion ushtarak amerikan kundër ishullit do të shkaktonte një katastrofë humanitare dhe një masakër për të dy vendet”.
Kështu iu përgjigj Ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez akuzave të fundit të administratës amerikane se ishulli përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-ës.
Në një mesazh në rrjetin social virtual Iks (X), Ministri Rodriguez argumentoi se nuk ka as arsyen më të vogël, as pretekstin më të vogël që një superfuqi si Shtetet e Bashkuara të sulmojë ushtarakisht një ishull të vogël që nuk përbën asnjë kërcënim.
Sipas Ministrit të Jashtëm të Kubës, ata që mbështesin një skenar lufte janë vetëm politikanë që nuk i dërgojnë fëmijët dhe anëtarët e familjes së tyre në konflikt.
Komentet vijnë pasi Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-ës, Pit Hegsëth (Pete Hegseth), foli para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, ku e quajti Kubën një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Sekretari Hegseth akuzoi ishullin se strehon baza ushtarake dhe inteligjence të vendeve armike, konkretisht Kinës dhe Rusisë.
Ai vuri në dukje gjithashtu mbërritjen e anijeve ushtarake ruse në Kubë, përfshirë një nëndetëse me energji bërthamore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments