VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: RROGA MINIMALE SHKON NË 240 $; PENSIONI NË 70 $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Qeveria e Venezuelës ka njoftuar rritjen e të ardhurave minimale të punëtorëve në 240 dollarë në muaj dhe të pensioneve në 70 dollarë, si pjesë e një pakete të re masash sociale.
Presidentja e përkohshme, Delsi (Delcy) Rodriguez, e cilësoi këtë si lëvizjen më të rëndësishme ekonomike që nga viti 2018, duke saktësuar se shuma përfshin pagën bazë dhe bonuset, me qëllim mbrojtjen e shtresave vulnerabël pa nxitur inflacionin e mëtejshëm.
Nga ana tjetër, opozita e udhëhequr nga Edmundo Gonzalez e ka kritikuar ashpër masën, duke e konsideruar të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës dhe inflacionin galopant që arriti në 649% në mars.
Sipas tyre, kjo rritje nuk e mbyll hendekun strukturor ekonomik, teksa punonjësit e sektorit publik dhe bujqit vazhdojnë të kërkojnë rregullime më të qendrueshme përballë zhvlerësimit të monedhës kombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments