top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË ËSHTË SAMITI I ORGANIZATËS SË BASHKËPUNIMIT TË SHANGAIT? | PËRSE ËSHTË KAQ I RËNDËSISHËM?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1
  • 1 min read
ree

Pekin, Kinë | SCO”, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, e themeluar në vitin 2001, përfshin Kinën, Indinë, Rusinë, Pakistanin, Iranin, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe Bjellorusinë, me 16 vende të tjera të lidhura si vëzhgues ose partnerë dialogu.


Presidenti Kinez Shi (Xi) ka zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe deri më tani, përfshirë me Presidentin Bjellorusi Aleksandër (Alexander) Lukashenko, një nga aleatët e ngushtë dhe besnikë të Presidentit Putin, dhe kryeministrin indian Narendra Modi, në vizitën e tij të parë në Kinë që nga viti 2018.


Kryeministri Modi dhe Presidenti Shi (Xi) ranë dakord që të dy vendet duhet të jenë partnerë bashkëpunues, jo rivalë, pavarësisht tensioneve që shpërthyen në vitin 2020 me përleshje vdekjeprurëse midis trupave në kufirin Himalaian.


Ky është një hap tjetër në shkrirjen e marrëdhënieve midis dy kombeve më të populluara në botë, të cilat, konkurrojnë ashpër për ndikim në të gjithë Azinë Jugore.


Kina dhe Rusia e kanë promovuar “SCO”-në si një alternativë ndaj NATO-s, aleancës atlantike që lidh SHBA-ës dhe Evropën, duke zbuluar kufizimet e saj të qarta strategjike dhe operacionale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page