PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN SHKOI NË KINË KU DO TË ZHVILLOJË VIZITË 4 DITORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 31
- 1 min read

Pekin, Kinë | Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Tianjin përpara hapjes së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), duke nisur vizitën e tij në Kinë, ku do të marrë pjesë në paradën e madhe ushtarake të Pekinit në Sheshin Tiananmen më 3 shtator për të shënuar 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti Vladimir Putin do të jetë në një vizitë katër-ditore në Kinë me ftesë të Presidentit Kinez Shi Xhinping (Xi Jinping).
E thënë kjo sipas këshilltarit të Kremlinit Juri (Yury) Ushakov - një udhëtim kaq i gjatë jashtë vendit është një ngjarje e pazakontë dhe e rrallë.
Përveç atij me Presidentin Shi (Xi), udhëheqësi rus do të ketë takime të shumta dypalëshe, përfshirë ato me kryeministrin indian Narendra Modi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ndërkohë që po organizohet një takim ballë për ballë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në Pekin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments