top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FONDACIONI MOHAMMADI: FITUESJA IRANIANE E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQE NARGES MOHAMMADI U DHUNUA BARBARISHT NË BURG NGA AUTORITETET POLICORE ISLAMIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen dhe aktivistja e të drejtave të njeriut Narges Mohammadi u rrah rëndë ndërsa ishte në burg pasi u arrestua nga autoritetet iraniane më 12 dhjetor 2025”.


Kështu raportoi fondacioni i saj, i cituar nga enti mediatik amerikan “CNN”.


Veprimtarja politike Mohammadi u arrestua dhunshëm nga forcat e sigurisë dhe policia më 12 dhjetor”, deklaroi fondacioni në atë kohë.


Dy ditë më vonë, luanesha iraniane raportoi se i ishte nënshtruar abuzimit fizik, duke përfshirë rrahje të rënda në kokë dhe qafë me shkopinj gome, dhe kërcënime për abuzim të mëtejshëm”, tha fondacioni.


Ajo ishte privuar nga e drejta për ndihmë ligjore dhe kontakt të rregullt me ​​familjen e saj”, sipas deklaratës.


Në telefonatën e saj të vetme që nga arrestimi, ajo tha se autoritetet po përpiqeshin të sajonin një çështje kundër saj, të shoqëruar me kërcënime të tilla si: “do ta vëmë nënën tënde në zi”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page