STAMBOLL | AKTORI I FAMSHËM CAN JAMAN (YAMAN) U ARRESTUA; DROGË + PROSTITUCION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 10
- 2 min read
Updated: Jan 12

Stamboll, Turqi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Can Jaman (Yaman), aktor i famshëm, shumë i njohur në Itali si ylli i disa serialeve të suksesshme televizive, përfshirë Sandokanin.
2- Znj/znjsh. Selen Gorguzel, aktore.
3- Pesë subjekte të tjerë.
Ata janë arrestuar gjatë natës në një operacion antidrogë në Stamboll, ku u bastisën nëntë klube nate.
Z. Jaman (Yaman) dhe znj/znjsh. Gorguzel u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për analiza gjaku, raportuan burime të cituara nga media turke të shtunën.
Hetimi penal paraprak ka të bëjë me akuzat penale për:
1- “Posedim të narkotikëve ose stimuluesve për përdorim personal”.
2- “Lehtësim të përdorimit të narkotikëve”.
3- “Inkurajim të një personi për t'u angazhuar në prostitucion, lehtësim të një praktike të tillë ose ndërmjetësim ose sigurim të një vendi për prostitucion”.
Aktori dhe modeli, i lindur në Stamboll në vitin 1989, është i njohur për performancat e tij në seriale të suksesshme.
Midis viteve 2022 dhe 2024, ai luajti në serialin e entit mediatik italian “Canale 5”, “Viola come il mare”, duke luajtur rolin e Kryeinspektorit Françesko (Francesco) Demir.
Në vitin 2025, ai luajti në miniserialin “Il Turco” dhe serialin e ribërë të entit mediatik “Rai”, Sandokan.
Ai më parë u shfaq në një rol të shkurtër në serialin “Che Dio ci aiuti 6”.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Disa media turke raportuan se aktori u lirua pasi dha dëshminë e tij para hetuesve.
Lajm në përditësim, …
Romë, Itali | Pak më shumë se 24 orë pas arrestimit dhe lirimit të tij të mëvonshëm dje në Stamboll si pjesë e një operacioni antidrogë, aktori turk Can Jaman (Yaman) është kthyer në Itali.
Ai e bëri të ditur vetë, me foto në rrjetet sociale virtuale që e përjetësonin në Romë, pak hapa larg Koloseut, dhe me një mesazh në të cilin mbronte veten.
“I dashur shtyp italian, shtypi turk ka qenë gjithmonë i keq me mua, por kjo nuk është asgjë e re! Por jo ju! Ju lutem mos bëni të njëjtin gabim duke kopjuar lajmet që vijnë nga Bosfori”, shkroi aktori Jaman (Yaman) në rrjetin social virtual “Instagram”, duke postuar foto me Koloseun në sfond.
Ai u arrestua në Stamboll për akuza për drogë dhe më pas u lirua.
“Vërtet mendoni se po bredh nëpër klube me drogë në një kohë kur policia po kryen hetime të gjera dhe po arreston shumë njerëz të famshëm?
Nëse kjo do të ishte sadopak e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha në Itali të nesërmen. Ju dua të gjithëve”, tha ai.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments