top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOREJA E VERIUT AKUZON KORENË E JUGUT PËR SPIUNAZH AJROR ME DRONE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 hours ago
  • 2 min read

Phenian, Kore e Veriut | Koreja e Veriut ka akuzuar Korenë e Jugut për fluturimin e një droni mbi territorin e saj ditët e fundit për qëllime spiunazhi”.


Kështu raportoi agjencia franceze e lajmeve “Afp”.


Seuli e hodhi poshtë akuzën.


Ushtria e Koresë së Veriut gjurmoi një dron duke lëvizur drejt veriut mbi qarkun kufitar të Koresë së Jugut, Ganghua, në fillim të janarit përpara se ta rrëzonte atë pranë qytetit të Koresë së Veriut, Kaesong”.


Kështu tha një zëdhënës në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Kcna”.


Droni kishte të instaluar pajisje mbikëqyrjeje dhe analiza e rrënojave tregoi se përmbante pamje të objektivave të rëndësishëm në Veri, duke përfshirë zonat kufitare”, tha ai.


Koreja e Jugut tha se nuk gjeti asnjë gjurmë të fluturimit, dhe Ministri i Mbrojtjes Ahn Giu (Gyu)-back shtoi se droni për të cilin po fliste Pheniani nuk ishte një model i përdorur nga ushtria e Koresë së Jugut.


Presidenti i Koresë së Jugut, Li Ja Miung (Lee Jae Myung), ka urdhëruar hetim.


Pheniani tha se pamjet e dronit ishin prova të qarta se avioni kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore për qëllime mbikëqyrjeje dhe zbulimi, dhe inkursioni i supozuar ishte i ngjashëm me atë në shtator, kur Koreja e Jugut fluturoi dronë pranë qytetit të saj kufitar Paju.


Koreja e Jugut tashmë po heton fluturimet e supozuara të dronëve mbi Veriun në fund të vitit 2024, dhe prokurorët kanë akuzuar Presidentin e atëhershëm Jun Suk Jeol (Yoon Suk Yeol) për përdorim të paligjshëm të inkursioneve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page