top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRIA E MBROJTJES NJOFTOI SE NDAU VEÇ 230 MILIONË € PËR FORCËN SHUMËPALËSHE NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbretëria e Bashkuar do të mobilizojë 200 milionë paund (230 milionë €) për të përgatitur ushtrinë e saj për një vendosje të ardhshme të një force shumëkombëshe në Ukrainë në rast të një armëpushimi me Rusinë”.


Kështu njoftoi Ministria e Mbrojtjes.


Ky financim, i nxjerrë nga buxheti ushtarak i vitit 2026, do të lejojë sigurimin e automjeteve të reja, sistemeve të komunikimit dhe aftësive mbrojtëse nga dronë, duke siguruar kështu që trupat britanike janë gati për vendosje”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.


Prodhimi i dronëve interceptues Octopus do të fillojë këtë muaj në Mbretërinë e Bashkuar "për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, thuhet më tej në deklaratë.


Ministri britanik i Mbrojtjes Xhon Hillei (John Healey) ishte në Kiev të premten, ku ishte planifikuar të takohej me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.


Njoftimi vjen pas Deklaratës së Qëllimit të nënshkruar të martën nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, në të cilën, të dy vendet deklarojnë gatishmërinë e tyre për të vendosur trupa për të ruajtur paqen në rast të një armëpushimi.


Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) premtoi të japë detaje të kësaj Deklarate Qëllimi sa më shpejt të jetë e mundur dhe siguroi se Parlamenti do të duhet të vendosë për çdo vendosje trupash në Ukrainë.


Qeveria laburiste e Kryeministrit Starmër (Starmer) përsëriti angazhimin e saj për të mbështetur investimet në mbrojtje pas raportimeve në shtyp për një hendek prej 28 miliardë paundësh (32 miliardë eurosh) në buxhetin e mbrojtjes.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page