IRAN | TË PAKTËN 65 SUBJEKTE U VRANË NË PROTESTAT KUNDËR REGJIMIT ISLAMIK TË AJATOLLAHËVE; INTERNETI DHE TELEFONIA MBETEN TË BLLOKUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në ShBA-ës thotë se numri i të vdekurve nga protestat në Iran është rritur në 65.
Shumica e vdekjeve u raportuan jashtë Teheranit, në provincat Çaharmahal dhe Bakhtiari, Ilam, Kermanshah dhe Fars.
HRANA tha se 2311 persona ishin arrestuar.
Por numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.
Një mjek nga Teherani i tha entit mediatik “Time”, duke folur në kushte anonimiteti, se vetëm gjashtë spitale në kryeqytetin iranian kanë regjistruar të paktën 217 vdekje protestuesish, kryesisht nga municionet luftarake.
Ky lajm u raportua edhe nga enti mediatik izraelit “i24”.
“Numri i të vdekurve, nëse konfirmohet, do të sinjalizonte një goditje të frikshme, e paralajmëruar nga mbyllja pothuajse totale e internetit dhe lidhjeve telefonike të vendit nga regjimi që nga mbrëmja e së enjtes”, tha enti mediatik “Time”.
“Tre oficerë policie u vranë gjithashtu të premten në mbrëmje gjatë përleshjeve në Shiraz, në jug të Iranit”.
Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”, e lidhur me Pasdaran-in, e cila, raportoi se deri më tani në vend është vërejtur qetësi.
“14 anëtarë të tjerë të forcave të sigurisë, përfshirë një prokuror dhe disa Basij - forca policore paraushtarake - thuhet se u vranë në pjesë të ndryshme të vendit gjatë trazirave të së enjtes”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments