LUSHNJE | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME PASOJË VDEKJEN E ENVER PEPËS; U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR DREJTUESI I AUTOMJETIT ERGEST KASA (BANUES NË FSHATIN FIER-SHEGAN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 hours ago
- 1 min read

Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Lushnje-Berat”.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Enver Pepa, me moshë 60 vjeç.
U shoqërua në Komisariatin vendor të Policisë së Shtetit:
1- Z. Ergest Kasa, me moshë 34 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, drejtues i automjet tip “Mercedes-Benz”, me targa AB 929 MT.
Njoftim | Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Berat-Lushnjë, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments