FSHATI GJORMË; KURBIN | LEONARD HASANI U ARRESTUA; 1 ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 hours ago
- 2 min read

Fshati Gjormë, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Leonard Hasani.
Njoftim | Lezhë, Kurbin.
Finalizohet operacioni i koduar “Risku”.
Sapo konstatoi Policinë, hodhi nga muri rrethues i banesës së tij, në fshatin Gjormë, çantën me armë zjarri dhe municion, dhe tentoi të largohej me vrap, kapet 37-vjeçari.
Procedohet penalisht vëllai i tij, pasi iu gjetën në automjet, bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, me burime të dyshimta kriminale.
Sekuestrohen arma e zjarrit me municion dhe sendet me vlerë.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, rreth 2 shtetasve (vëllezër) të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Risku”.
Në kuadër të operacionit, fillimisht u ndalua për kontroll, automjeti që drejtonte shtetasi E. H. alias E. S.. Në automjet u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 ora dore të markave luksoze, burimi i të cilave nuk justifikohet nga shtetasi E. H. alias E. S..
Më pas, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Gjormë.
Sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, vëllai i shtetasit E. H. alias E. S., shtetasi L. H. ka hedhur nga muri rrethues i banesës, një çantë, dhe ka tentuar të largohet me vrap.
Shtetasi L. H. u kap, si dhe u gjet çanta, brenda së cilës ishte 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak që posedohej pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 37 vjeç, si dhe u procedua penalisht vëllai i tij, shtetasi E. H. alias E. S., 35 vjeç.
Ndërkaq, vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e sendeve me vlerë të sekuestruara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments