VATIKAN | PAPA LEO XIV-të ZHVILLOI BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN.

Vatikan | “Papa dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike këtë pasdite.
Gjatë bisedës, Ati i Shenjtë shprehu shqetësim të thellë për situatën e rëndë humanitare në qytetin Oleshki, në rajonin e Khersonit, duke kërkuar një armëpushim për të lejuar mbërritjen e ushqimit dhe ndihmës mjekësore, si dhe evakuimin vullnetar e të sigurt të popullsisë civile.
Ati i Shenjtë më në fund riafirmoi angazhimin e Selisë së Shenjtë për dialog dhe paqe”.
Kështu raportoi Zyra e Shtypit e Vatikanit.
“Në bisedë, Vladimir Putin theksoi rëndësinë e bashkëpunimit Rusi-Vatikan në promovimin e vlerave unifikuese shpirtërore dhe morale dhe në mbrojtjen e të krishterëve dhe vendeve të adhurimit të krishtera në rajone të ndryshme të botës”.
Kështu tha Kremlini, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Ria Novosti”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments