USHTRIA E IZRAELIT: GODITËM NJË BUNKER KU GJENDESHIN FIGURA TË LARTA TË HAMASIT || PREJ TYRE NUK KA ASNJË LAJM; KONSIDEROHEN TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite beson se komandanti i brigadës Rafah, Mohammad Shabaneh, dhe anëtarë të lartë të grupit terrorist, përfshirë - sipas burimeve arabe - zëdhënësin e Hamasit, Abu Obeida, ishin së bashku në bunkerin nën Spitalin Evropian që u bombardua mbrëmë.
Kështu raporton enti mediatik izraelit “Ynet”.
Ushtria Izraelite (IDF) shënjestroi tunelin duke besuar se z. Muhammad Sinuar (Sinwar), i cili, zëvendësoi vëllain e tij, Jahjanë (Yahya), si udhëheqës i Hamasit pas vrasjes së tij, ishte brenda komandës.
Ende nuk ka lajme për fatin e tij.
Z. Shabana është një nga komandantët që e nisi luftën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments