top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË BISEDIMET QË DO TË MBAHEN NË STAMBOLL PËR PAQEN NË UKRAINË PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN NUK DO TË MARRË PJESË | DELEGACIONI RUS DO TË KRYESOHET NGA VLADIMIR MEDINSKI (MEDINSKY).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 14
  • 2 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Z. Vladimir Medinski (Medinsky), ish-ministër i Kulturës dhe këshilltar aktual i presidentit Vladimir Putin, do të udhëheqë delegacionin rus në negociatat e drejtpërdrejta me Ukrainën të planifikuara për nesër në Stamboll.

Z. Vladimir Medinski (Medinsky).
Z. Vladimir Medinski (Medinsky).

Jo vetëm vetëm presidenti Putin do të mungojë, por edhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

 

Këtë e njoftoi Kremlini.

 

Z. Medinski luajti gjithashtu një rol udhëheqës në negociatat e fundit të drejtpërdrejta, në vitin 2022.

 

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski niset për në Turqi, me shpresën se presidenti Vladimir Putin do ta pranojë kërkesën e tij për një samit me pjesëmarrje fizike.

 

Ai thotë se është gati për çdo format negociatash për t’i dhënë fund luftës, përfshirë negociatat e nivelit më të ulët.

 

Për më tepër, në prag të bisedimeve, ende nuk ka asnjë tregues nga Kremlini se presidenti do të udhëheqë delegacionin e Moskës.

 

Nuk e di nëse ai do të vijë”, pranoi gjithashtu presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), duke e bërë të qartë se edhe ai mund të shkonte nëse udhëheqësi rus do të ishte atje.

 

E di që ai do të donte që unë të isha atje, është një mundësi”, tha presidenti i ShBA-ës.

 

Kreu i shtetit ukrainas e bëri të qartë se Kievi do të vendosë për hapat e mëtejshëm në varësi të asaj se kush e përfaqëson Rusinë në bisedime, të cilat, sipas amerikanëve, mund të zgjasin dy ditë.

 

Mendoj se do të ketë disa lajme shumë të mira sot, ndoshta nesër dhe ndoshta të premten”, tha presidenti Tramp (Trump) në Doha.

 

I dërguari i tij i posaçëm, Stiv Uitkof (Steve Witkoff), njoftoi se do të udhëtojë për në Stamboll me sekretarin e Shtetit Marko (Marco) Rubio të premten.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page