top of page
E BARDHË SHIRIT.png

17 ANËTARË TË FAMILJES SË KREUT TË KARTELIT TË SINALOAS ZHOAKUIN (JOAQUÍN) GUZMÁN (EL ÇAPO) U DORËZUAN VULLNETARISHT TE BYROJA FEDERALE E HETIMIT NË SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 14
  • 1 min read
ree

Tijuana, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Shtatëmbëdhjetë të afërm të kreut të trafikut të drogës Zhoakuin (Joaquín) Guzmán (El Çapo) u dorëzuan vullnetarisht te qeveria e Shteteve të Bashkuara të premten e kaluar në pikën kufitare San Isidro (Ysidro), e cila, ndan Tijuanën nga San Diego, Kaliforni.

 

Kjo u raportua në rrjetin social virtual Iks (X) nga gazetari meksikan Luis Çaparro (Chaparro), i specializuar në krimin e organizuar, siç raportohet nga faqja e internetit e gazetës meksikane “Milenio”.

ree

Midis të afërmve ishte edhe Griselda López - ish-gruaja e dytë e shefit dhe nëna e Ovidio Guzmán López, i njohur ndryshe si “El Ratón” (Miu), i ekstraduar në ShBA-ës në vitin 2023 - një vajzë dhe disa nipër e mbesa të ish-liderit të Kartelit Sinaloa, i dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

 

Z. Çaparro (Chaparro) postoi imazhe në mediat sociale ku shihen 17 të afërmit e El Çapos me valixhe që presin të dorëzohen te FBI-ja.

 

Më 6 maj, z. Ovidio Guzmán López arriti një marrëveshje me autoritetet amerikane për të pranuar fajësinë për disa akuza për trafik droge para një gjykatësi federal në Çikago.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page