UDHËHEQËSIT E BASHKIMIT EVROPIAN JANË PRANË MIRATIMIT TË VENDIMIT PËR T’I DHËNË KOMISIONIT EVROPIAN MANDAT MBI ASETET E NGRIRA RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thuhet se po përgatiten t'i japin Komisionit Evropian një mandat politik sonte në mbrëmje - me mbështetjen e 26 vendeve dhe pa atë të Hungarisë - për të zhvilluar një propozim ligjor mbi përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.
Megjithatë, qëndrimi i Belgjikës mbetet i kujdesshëm, në varësi të garancive specifike ligjore.
Qëllimi i sotëm është të mërret mandati politik që do të lejojë që një tekst formal të vihet në tryezë në muajin dhjetor.
Drita jeshile pritet vonë sonte në mbrëmje, pas diskutimeve me Presidenten e BQE-së, Kristin (Christine) Lagarde.
Kryeministri belg, Bart De Uevër (Wever), këmbënguli në përfshirjen e disa sqarimeve mbi funksionimin e mekanizmit të garancisë në përfundimet e samitit, duke kërkuar një afat kohor realist dhe garanci se Belgjika - e cila mban shumicën e aseteve të ngrira ruse përmes Euroclear - nuk do të ekspozohet ndaj rreziqeve ligjore.
Pasi qeveritë të kenë marrë mandatin, Brukseli do të jetë në gjendje të fillojë punën teknike dhe ligjore dhe të paraqesë një propozim deri në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian më 18 dhjetor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments