KRYEMINISTRJA MELONI: MARRËVESHJA POLITIKE PËR ASETET RUSE NUK ËSHTË KONFISKIM POR GRUMBULLIM FITIMESH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13, 2024
- 1 min read
Pulia, Itali | “Ne kemi arritur një marrëveshje politike për të ofruar mbështetje financiare shtesë për Ukrainën prej rreth 50 miliardë dollarësh deri në fund të vitit me një sistem kredie - ky nuk është konfiskim, por grumbullim fitimesh.
Ishte një rezultat i papritur për të cilin jam veçanërisht krenare.
Tani do të duhet të përcaktohet nga pikëpamja teknike”, deklaroi kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni në margjinat e punimeve të G7-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































