NË G7-të FINANCAT FOKUSOHEN NË UKRAINË | PROGRESI PRITET NË ASETET RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 25, 2024
- 1 min read
Firence, Itali | Ukraina do të dominojë ditën e fundit të G7-ës financiare në Stresa, e cila u hap me takimin trepalësh mes ministrave të Italisë, Gjermanisë dhe Francës, Xhiankarlo Xheorxheti (Giancarlo Giorgetti), Kristian (Christian) Lindner dhe Bruno Le Maire.
7 të Mëdhenjtë (Big Seven) vazhdon diskutimin mbi përdorimin e fitimeve shtesë që rrjedhin nga asetet e ngrira ruse, duke synuar të vendosë themelet për një marrëveshje të mundshme politike në samitin e krerëve të shteteve në mes të qershorit në Pulia.
Në draftin e komunikatës përfundimtare, të parashikuar nga enti mediatik Bllumberg (Bloomberg), dhe të konfirmuar nga disa burime, duhet njohur progresi me synimin për të mbështetur Ukrainën.
Në punimet e sotme merr pjesë edhe ministri i Financave i Kievit, Sergii Marçenko (Marchenko).
Gjithashtu në deklaratën përfundimtare, duke iu nënshtruar përmirësimeve përfundimtare, priten të dhëna për qëndrimin e përbashkët ndaj mbikapacitetit të Kinës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































