RUSIA PO BËN GATI BAZËN LIGJORE PËR TË KONFISKUAR ASETET E HUAJA TË NGRIRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 7, 2025
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Rusia është e vendosur të zgjerojë fuqinë e saj për t'u hakmarrë ndaj konfiskimeve të aseteve perëndimore me një ligj të ri që do t'i lejojë asaj të konfiskojë fondet e ngrira nga kompanitë dhe investitorët e huaj”, raporton agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) online.
Komiteti legjislativ i qeverisë ka miratuar një projekt-ligj që përshkruan procedurën që Rusia do të ndjekë për të konfiskuar pronën e huaj.
Projektligji vjen pas një dekreti të nënshkruar nga presidenti Putin në muajin maj të vitit 2024 në lidhje me asetet dhe letrat me vlerë të SHBA-ës që Rusia mund t'i identifikojë si kompensim për sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments