Sarandë, Shqipëri | Autoritetet vendore të hetimit penal shpallën në kërkim policor:
1- Z. Genti Baleci, me moshë 49-vjeç, banues në Durrës.
2- Z. Xhoni Spaho, me moshë 28-vjeç, banues në Tiranë (rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë ‘Aleanca për Demokracinë e Re’, që drejtohet nga z. Edmond Stojku).
Të dy subjekte me precedentë të mëparshëm penalë.
Tash për tash ata dyshohet se kanë plagosur pasi kanë lënë të plagosur duke goditur me sende të forta shtetasin G.K, 42 vjeç.
Në një nga resortet luksoze në bregdetin jonian, në Palasë, gjashtë veta u përfshinë në një sherr masiv.
Motivet e sherrit masiv thuhet se kanë qenë për shkaqe banale, dhe kanë pasur si zanafillë shprehjen: “Pse më sheh! Pse më lag me shampanjë!”
Siç shihet edhe nga pamjet e sherrit masiv, nuk kanë munguar as sendet e forta.
Njoftim | Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.
Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i 42-vjeçarit të plagosur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Комментарии