top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI E MADHE: ADRIATIK ABAZI U DËNUA ME 14 MUAJ BURG | HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Autoritetet e gjykimit penal shqiptuan dënim me 14 muaj heqje lirie për:

1- Z. Adriatik Abazi, me moshë 47 vjeç.


Ai u arrestua në një vendkultivimi hashashi në Aimauth (Eyemouth), në rrugën Coldingham.


Hashashi i kultivuar u llogarit se vlente rreth 900000 paund.


Klienti im punonte në ndërtim në Itali, ku kishte jetuar që në moshë të re, por më pas kishte fluturuar për në Mbretërinë e Bashkuar për të vizituar një mik kur dëgjoi disa njerëz duke folur gjuhën e tij amtare në një pub në Londër.


Pas disa pijeve, ai u prezantua dhe, pasi konsumoi më shumë alkool, pranoi të shkonte me ta në një vend të panjohur.


Atij iu dha një telefon i lëvizshëm (celular) me udhëzime se si të kujdesej për bimët e hashashit dhe iu tha se nëse do ta bënte këtë, do t’i kthenin dokumentet e udhëtimit, të cilat ia kishin sekuestruar.


Ai qëndroi në ndërtesë për 11 ditë përpara se ta kapte Policia.


Ai nuk ndihet viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, por ndihet i mashtruar”, tha avokati i tij Ed Hulme.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page