UNRWA: VETËM 6 NGA 22 QENDRAT TONA SHËNDETËSORE NË GAZA JANË FUNKSIONALE | KEMI KRYER 8.5 MILIONË VIZITA MJEKËSORE NË GAZA QË NGA FILLIMI I LUFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Gazë | Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) raportoi në rrjetin social virtual Iks (X) se për shkak të konfliktit të vazhdueshëm dhe bombardimeve të vazhdueshme, vetëm gjashtë nga 22 qendrat e saj shëndetësore në Gaza janë ende funksionale, të mbështetura nga 37 pika mjekësore të vendosura brenda dhe jashtë strehimoreve.
“Furnizimet thelbësore mjekësore janë në mungesë të jashtëzakonshme. Nevojitet urgjentisht qasje e pakufizuar për të ofruar ndihmë shpëtimtare, duke përfshirë ilaçet dhe furnizimet thelbësore mjekësore”, vazhdoi agjencia, duke vënë në dukje se ka kryer më shumë se 8.5 milionë konsulta mjekësore në Gaza që nga fillimi i luftës në muajin tetor tetor 2023.
Përfshirë (vizitat) për shëndetin e nënës, shëndetin mendor dhe rehabilitimin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments