MOSKA: RAKETAT GJERMANE TAURUS DO TË DIGJEN SI TANKET LEOPARD; BERLINI DO TË ZHYTET EDHE MË THELLË NË GROPË ME KIEVIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Nëse Gjermania furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus, ato do të digjen si shkrepëse, siç bënë tashmë tanket Leopard, dhe Berlini do të zhytet më thellë në gropën në të cilën ka qenë prej kohësh regjimi i Kievit që mbështet”.
Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”.
“Asnjë armë gjermane nuk do ta ndryshojë rrjedhën e operacionit ushtarak special”, shtoi znj. Zakharova, pasi kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) njoftoi dje se Gjermania kishte hequr kufizimet për përdorimin e armëve të furnizuara Kievit kundër territorit rus.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments