STËRVITJE RUSE ME 3000 USHTARË NË DETIN BALLTIK | MBI 20 ANIJE DHE 25 AVIONË LUFTARAKË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Më shumë se 20 anije, 25 avionë dhe rreth 3000 veta personel ushtarak po kryejnë ushtrime në Detin Baltik”, tha shërbimi për shtyp i Flotës Baltike Ruse në një deklaratë, të raportuar nga agjencia e lajmeve “Interfax”.
“Stërvitja përfshin më shumë se 20 anije luftarake dhe anije furnizimi, duke përfshirë një fregatë, korveta, anije raketore dhe varka, korveta luftarake anti-nëndetëse, minahedhëse dhe anije furnizimi.
Rreth 3000 ushtarë, rreth 25 avionë dhe helikopterë dhe deri në 70 pajisje ushtarake dhe speciale po marrin pjesë në stërvitje”, thuhet në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments