JAPONIA MERR MASA TË ASHPRA NDAJ EMRAVE TË HUAJ TË FOSHNJAVE | PRINDËRIT DO TË DUHET TË SHPJEGOJNË ME SHKRIM SE PËRSE I PAGËZOJNË FËMIJËT ME EMRA TË HUAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 2 min read

Tokio, Japoni | Në Japoni, prindërit nuk do të kenë më liri të plotë se çfarë emrash u vënë fëmijëve të tyre, pasi këtë javë u prezantuan rregulla të reja për shqiptimin e karaktereve kanji.
Gazeta britanike Rojtari (The Guardian) raporton se ndryshimi u prezantua për t'i dhënë fund përdorimit të emrave Kirakira (të ndritshëm ose vezullues), të cilët kanë krijuar probleme administrative për autoritetet lokale dhe, në disa raste, kanë provokuar tallje nga shokët e klasës.
Ndërkohë që rishikimet në Ligjin e Regjistrit të Familjes nuk ndalojnë kanji-n (karaktere me origjinë kineze të përdorura në shkrimin japonez), prindërit duhet të informojnë autoritetet lokale për leximet e tyre fonetike në një përpjekje për të eliminuar shqiptimet e pazakonta ose të diskutueshme.
Debati mbi emrat kirakira ka vazhduar që nga vitet 1990, për shkak të rritjes së nofkave të bazuara në interpretime joortodokse të kanji-t.
Shumë prindër janë kritikuar për emërtimin e fëmijëve të tyre sipas personazheve ose markave të famshme: Pikachu, nga Pokémon, Naiki (Nike), Daiya (Diamond), Pū (si Winnie-the-Pooh) dhe Kitty, sipas maces fiktive Kitty Chan.
Seiko Hashimoto, një ish-patinatore shpejtësie olimpike dhe çikliste piste, e cila, më vonë drejtoi komitetin organizativ të Lojërave Olimpike Tokio 2020, shkaktoi trazira - kujton media britanike - kur u vuri fëmijëve të saj emrat Girishia (Greqi) dhe Torino (Torino), sepse ata kishin lindur në vitin e Lojërave Olimpike në ato qytete.
Prindërve që kanë zgjedhur shqiptime që devijojnë qartë nga konventa do t'u kërkohet të shpjegojnë me shkrim zgjedhjen e tyre të emrit, dhe, nëse është e nevojshme, të propozojnë një alternativë të pranueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments