top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KATJEL; PËRRENJAS | NË LIDHJE ME VDEKJEN NË VENDIN E PUNËS TË MINATORIT SYRJA BEGO U REFERUAN AKTE PROCEDURIALE PENALE NË PROKURORI PËR GËZIM BALLËN + HYSNI KLLOGJRIN + GËZIM KLLOGJRIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Fshati Katjel, Përrenjas, Republika e Shqipërisë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në Prokurori në ngarkim të:

1- Z. Gëzim Balla, me moshë 56 vjeç.

2- Z. Hysni Kllogjri, me moshë 62 vjeç.

3- Z. Gëzim Kllogjri, me moshë 62 vjeç.


Ndaj tyre kanë filluar hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, - në lidhje me vdekjen në vendin e punës të z. Syrja Bego, me moshë 57 vjeç, i cili, ishte gjithashtu kryetar i sindikatës së minatorëve.


Njoftim | Librazhd/Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin G. K., 62 vjeç.


Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page