top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“BULEVARDI ZHAN D’ARK”; TIRANË | U ARRESTUA FLORJAN FASLIA ME MOSHË 18 VJEÇ; VINTE VËRDALLË ME KOBURE NË BREZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Bulevardi Zhan D’Ark”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Florjan Faslia, me moshë 18 vjeç.


Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një (1) armë zjarri e shkurtër (brezi).


Njoftim | Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në bulevardin “Zhan d’Ark”, si rezultat i punës bazuar në inteligjencën policore, 18-vjeçari.


Sekuestrohet arma e zjarrit.


Në vijim të aksioneve policore dhe punës së inteligjencës informative, me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë N.1, në kuadër të operacionit “Info”, goditën një tjetër rast në këtë fushë.


Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë.


Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page