top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TOKA KA ARRITUR PIKËN E SAJ MË TË LARGËT NGA DIELLI | ËSHTË NË APHELION MBI 152 MILIONË KILOMETRA LARG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 5, 2024
  • 2 min read
ree

Romë, Itali | Toka ka arritur pikën më të largët të orbitës së saj nga Dielli, i ashtuquajturi aphelion: saktësisht në orën 07.00 me orën italiane ishte mbi 152 milionë kilometra larg, kundrejt një mesatare prej rreth 150 milionë kilometrash.


Fakti që është verë pikërisht kur Toka është në pikën më të largët nga ylli i saj tregon në mënyrë dramatike se stinët nuk varen nga kjo distancë, siç besojnë ende shumë njerëz”, nënvizon z. Xhianluka (Gianluca) Masi, astrofizikan dhe drejtor shkencor i Projektit Teleskopi Virtual.

 

Kjo varet, më tepër, nga fakti që boshti i Tokës nuk është pingul. Historia përsëritet në dimër - thotë z. Masi - kur në fillim të janarit gjendemi në distancën minimale”.

 

Data në të cilën planeti ynë është në aphelion është shumë e ndryshueshme: vitin e kaluar, për shembull, ai ra më 6 korrik, ndërsa në 2022 ra më 4 korrik 2024.

 

Kjo është kryesisht për shkak të pranisë së Hënës. Në fakt, nuk është vetëm Toka që rrotullohet rreth Diellit, por sistemi Tokë-Hënë, i cili ka një qendër graviteti të zhvendosur nga qendra e planetit.

 

Kur Hëna është e plotë, dhe për këtë arsye në anën e kundërt të Tokës nga Dielli, planeti ynë afrohet afërsisht 4700 kilometra.

 

Në të kundërt, kur Hëna është midis Diellit dhe Tokës (në fazën e Hënës së re), kjo e fundit është pak më larg.

 

Prandaj, sateliti ynë, në varësi të pozicionit të tij, ndikon në distancën midis planetit tonë dhe yllit tonë me disa mijëra kilometra, gjë që bën që afelia dhe perihelia (pikat e distancës minimale) të vonohen ose të çohen përpara.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page