top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ELTION LOGU (NGA TROPOJA) U EKSTRADUA NGA REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË; 187 MIJË € MASHTRIM KOMPJUTERIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Republika Federale e Gjermanisë:

1- Z. Eltion Logu, me moshë 35 vjeç.


Njoftim | Interpol Tirana.


Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.


Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari.


Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë.


Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.


Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. L. dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page