TIRANË | AUTOMJETIT TË OLTION KLOSIT IU VENDOS LËNDË PLASËSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 minutes ago
- 1 min read

Rruga “Vasil Ndocka”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit po kryejnë veprime policor nën drejtimin e Prokurorisë vendore për zbulimin e gjeneraliteteve të subjektit/subjekteve që u përfshi/përfshinë në vendosje lënde plasëse në automjetin e:
1- Z. Oltjon Klosi, me moshë 36 vjeç, banues në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në territorin e Mbretërisë së Spanjës.
Njoftim | Tiranë.
Informacion paraprak.
Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments