PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK) MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE DHE MORI TË PANDEHUR ISH-DEPUTETEN E PARTISË SË LIRISË MONIKA KRYEMADHI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbylli hetimet penale paraprake dhe mori të pandehur:
1- Ish-deputeten e subjektit politik pushtetkërkues Partia e Lirisë Monika Kryemadhi.
“Është e njëjta gjë që ka qenë që në tetor.
Do të kemi edhe një thirrje tjetër.
Janë të njëjtat akuza. Sipas SPAK-ut për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën.
Dosja është voluminozeve, kërkova fashikujt, më tha se do të ma japin shumë shpejt.
Është ajo që ne themi gjithmonë. Tashmë do ta fillojmë ballafaqimin në gjykatë.
Mendoj se prokurorët po presin dy tre gjëra të vogla dhe do ta mbarojnë. Mbarojnë edhe afatet sepse padia për CEZ-DIA më thanë se është bërë në shtator të 2017.
Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe Zotin. Për mua drejtësia njerëzore është një moment, drejtësia hyjnore është ajo që duhet ta kemi frikë të gjithë.
Mos mendoni se jeta ime e më përparshme është më e mirë sot.
Shijoni momentin”, deklaroi znj. Kryemadhi, kur doli nga ambientet e SPAK-ut.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments