STUDIMI I RI: NË VENDIN E KRIMIT PËRVEÇ GJURMËVE TË GISHTAVE MBETEN EDHE GJURMËT MIKROBIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 28, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Në skenën e një krimi nuk ka vetëm gjurmë gishtash dhe ADN për të inkuadruar fajtorin.
Tani hetuesit mjeko-ligjorë kanë një armë të mëtejshme në formën e gjurmëve mikrobike, gjurmë të lëna nga bakteret që jetojnë në lëkurë dhe që janë specifike për çdo individ, pra në gjendje ta gjurmojnë atë në një individ të caktuar.
Këtë e tregon studimi i publikuar në revistën Genes, i udhëhequr nga Universiteti Britanik i Sentrll Lensshaiër (Central Lancashire) dhe Universiteti i Piemontes Lindore.
Studiuesit kanë treguar se këto gjurmë gishtash mikrobiale, të lëna veçanërisht në veshje, mund të ruhen për një kohë të gjatë, madje edhe muaj, dhe për këtë arsye lejojnë një hap të rëndësishëm përpara në identifikimin e personave të përfshirë në një krim.
Mikrobiologjia mjekoligjore, disiplina shkencore që përqendrohet në aplikimet e mikrobiologjisë në hetimet penale, fitoi tërheqje në fillim të viteve 2000, veçanërisht në lidhje me bioterrorizmin.
Megjithatë, sot ajo është bërë themelore në shumë mënyra: na lejon të identifikojmë njerëzit pas vdekjes, të kuptojmë gjendjen e tyre shëndetësore, të përcaktojmë se si dhe pse vdiqën, sa kohë ka kaluar nga vdekja e tyre dhe nga kanë ardhur.
Tani, studiuesit e udhëhequr nga Noemi Prokopio (Procopio) nga Universiteti Britanik dhe Xhulia Sguazi (Giulia Sguazzi) nga ai italian janë përqendruar në identifikimin e një individi duke filluar nga rrobat e tij, objekte që gjenden shpesh në skenën e një krimi.
Falë bluzave të veshura nga vullnetarët për 24 orë, autorët e studimit ishin në gjendje të demonstronin se mikroorganizmat që njihen mirë dhe unikë për çdo individ, transferohen në veshje (një nënshkrim i vërtetë).
Për më tepër, këto gjurmë na lejojnë të bëjmë dallimin midis sendeve të veshura dhe jo të veshura edhe pas 180 ditësh, dhe mund të transferohen përmes kontaktit me objekte të tjera.
Kështu, veshjet rezultojnë të jenë prova kyçe për procesin hetimor, duke ofruar informacione të rëndësishme si gjinia, profesioni, të ardhurat, statusi social dhe shpesh edhe të dhëna për vdekjen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































