SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | AUTORITETET SEKUESTRUAN 24400 LITRA METAMFETAMINË TË LËNGSHME ME VLERË 500 MILIONË € QË I PËRKISTE KARTELIT TË SINALOAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me të tjera autoritete sekuestruan:
1- Njëzet e katër mijë e katërqind (24400) litra metamfetaminë të lëngshme në Los Mokis (Mochis), qytet me rreth 300 mijë banorë në shtetin e Sinaloa-s, në atë që Ministria e Mbrojtjes, e quajti operacioni i dytë më i madh në historinë e vendit.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Reforma”, duke specifikuar se gjatë operacionit, të kryer nga ushtria, Garda Kombëtare dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, u arrestua Jorge “N”, i konsideruar si anëtar i Kartelit Sinaloa.
Në pronën e kontrolluar u gjetën gjithashtu 98640 litra dhe 59425 kilogramë kimikate të përdorura për të prodhuar drogë sintetike, së bashku me dy automjete, karikatorë dhe municione të kalibrave të ndryshëm.
Autoritetet vlerësojnë se sekuestrimi i ka shkaktuar dëme ekonomike krimit të organizuar që tejkalojnë 9 miliardë peso, ekuivalente me afërsisht gjysmë miliardi euro (€).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments