MBRETËRIA E BELGJIKËS | SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE DO TË VIZITOJË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara.
Nga 23 deri më 25 qershor, ai do të vizitojë Uashingtonin dhe të mërkurën, më 24 qershor, do të takohet me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) në Shtëpinë e Bardhë dhe me zyrtarë të lartë të administratës”.
Kështu thuhet në një deklaratë nga Aleanca.
Më pas, ai do të marrë pjesë virtualisht në takimin e “E5”-ës nga Uashingtoni.
Të enjten, më 25 qershor, ai do të takohet me anëtarë të Kongresit dhe do të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Këshilli i Atlantikut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments