top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANADA; MONTREAL | TRE TË VDEKUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË NJË SULM TERRORIST NË LAGJEN HEBRAIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 32 minutes ago
  • 2 min read
kanada

Lagjja Kot de Nezh (Cotes des Neiges), Montreal, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Një subjekt (mashkull) hapi zjarr pranë një supermarketi kosher (ushqim hebrenjsh), duke vrarë një punonjës policie dhe një banor vendas përpara se të qëllohej për vdekje.


As identiteti i personit të armatosur dhe as motivi i sulmit, i cili ndodhi rreth orës 11:30-12:30 të mëngjesit sipas orës vendore në lagjen Kot de Nezh (Cotes des Neiges), nuk janë aktualisht të qarta.


I vetmi person që ka komentuar deri më tani ka qenë presidenti i Organizatës Botërore Sioniste, Jakov (Yaakov) Hagoel, i cili tha se sulmi terrorist antisemit në Montreal është një thirrje urgjente zgjimi për botën.


Po derdhni gjak hebre”, tha ai, duke iu drejtuar qeverisë kanadeze dhe udhëheqësve botërorë.


Mos u mjaftoni me dënime dhe deklarata. Ka ardhur koha për të vepruar me vendosmëri kundër terrorizmit antisemit”, tha ai.


Sipas mediave izraelite, një nga viktimat quhej Majkll Mizraki (Michael Mizrachi), por policia, në një konferencë për shtyp, tha se nuk mund të jepte ose konfirmonte identitetin e tij në këtë kohë.


Forcat e rendit u kërkuan të gjithë banorëve të qëndronin brenda, të mbanin dyert e mbyllura dhe të shmangnin restorantet dhe dyqanet kosher në zonë.


Qendra për Izraelin dhe Çështjet Hebraike (organizatë kryesore kanadeze), tha se po ndjek situatën nga afër.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page