top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BELGJIKËS | ISH-KOMISIONERI EVROPIAN DHE DEPUTETI AKTUAL GREK DHIMITRIS AVRAMOPULOS (DIMITRIS AVRAMOPOULOS) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; PËRFITOI 73 MIJË € NË MËNYRË TË PALIGJSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read
Dimitris Avramopoulos

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Integruar të Belgjikës mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë shpallën në kërkim policor:

1- Z. Dhimitris Avramopulos (Dimitris Avramopoulos), ish-komisioner evropian dhe deputet aktual grek, anëtar i partisë në pushtet Demokracia e Re, nën hetim penal paraprak për çështjen e njohur rëndom si “Katargate”.


Ai përballet me akuza penale për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, i lidhur me një përfitim financiar të vlerësuar në afërsisht shtatëdhjetë e tre mijë (73000) €.


Autoritetet belge e thirrën ish-komisionerin për të dëshmuar rreth një vit më parë, por ai nuk u paraqit.


Mosparaqitja e tij thuhet se është ndër faktorët që çuan në lëshimin e urdhër-arrestit.


Hetimi përqendrohet në bashkëpunimin e tij me organizatën “Fight Impunity”, një organizatë joqeveritare e themeluar nga politikani italian dhe ish-deputeti evropian Antonio Panceri (Panzeri), një figurë qendrore në çështjen “Katargate”.


Z. Panceri (Panzeri), shërbeu në Parlamentin Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019, u arrestua në dhjetor 2022 dhe u akuzua për korrupsion, pastrim parash dhe drejtim të një organizate kriminale në lidhje me skandalin.


Ai themeloi organizatën “Fight Impunity” në vitin 2019 për të promovuar kauzën e të drejtave të njeriut dhe për të sjellë shkelësit para drejtësisë.


Kur u largua nga Komisioni Europian, z. Avramopulos (Avramopoulos) ofroi shërbime për OJQ-në e z. Panceri (Panzeri) dhe mori një tarifë mujore prej pesë mijë (5000).


Shuma totale e paguar thuhet se formon bazën e përfitimit financiar që po shqyrtohet nga hetuesit.


Bashkëpunëtorët e tij pohojnë se bashkëpunimi i tij me OJQ-në kishte marrë miratimin paraprak nga Komiteti i Etikës i Komisionit Evropian pas korrespondencës zyrtare.


Ata gjithashtu theksojnë se bashkëpunimi përfundoi përpara se të dilte në dritë skandali i “Katargate”.


Ai shërbeu si Komisioner Evropian nga viti 2014 deri në vitin 2019 në Komisionin Junker (Juncker), me përgjegjësi për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë.


Deputetët shqiptarë janë të habitur nga ky fakt sepse ata/ato nuk e konceptojnë të shpallesh në kërkim policor për shtatëdhjetë e tre mijë (73000) € të qelbura; nisur nga fakti se ata kanë vjedhur miliona e miliona € me skema mafioze tejet të koklavitura dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page