VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: ARRESTIMI I ISH-PRESIDENTIT NIKOLAS MADURO NGA USHTRIA AMERIKANE ISHTE GJË E MIRË; E KA FUTUR VENDIN NË RRUGË TË MBARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez, tha se përmbysja e paraardhësit të saj në detyrë Nikolas (Nicolas) Maduro nga Forcat Delta të ShBA-ës, janarin e kaluar, e vendosi vendin në rrugën e duhur.
Duke folur në një ceremoni në Karakas, ish-zëvendësja e diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Maduro e quajti 3 janarin 2026 një pikë kthese për politikën kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Venezuelës.
“Kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj dhe mendoj se kjo ishte rruga e duhur”, tha presidentja e përkohshme Rodriguez, duke theksuar se mosmarrëveshjet me Uashingtonin mund të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike.
Karakasi dhe Uashingtoni kohët e fundit rivendosën marrëdhëniet diplomatike dhe Shtetet e Bashkuara lehtësuan sanksionet mbi sektorin e naftës në Venezuelë.
Diktatori çavisto-komunisto-narko-terrorist Maduro po mbahet në burgun e Jorkut të Ri ku përballet me akuza penale të shumta për trafik droge.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments