top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: DO TË RIFILLOJË EKSPORTET E NAFTËS NË KUBË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Qeveria po përgatitet të rifillojë eksportet e naftës në Kubë përmes kompanive private të autorizuara, pas licencave të dhëna nga Uashingtoni në muajin shkurt për shitjen e karburantit në Kubën e sunduar me dhunë dhe me terror të kuq nga komunistët gjakatarë.


Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum njoftoi lajmin, duke specifikuar se furnizimet do të bëhen komercialisht përmes kompanive private dhe se kjo nuk është një çështje humanitare.


Sipas saj, kuadri i ri rregullator i miratuar nga qeveria kubane mund të inkurajojë një prani më të madhe të biznesmenëve meksikanë në ishullin e Karaibeve.


Presidentja Sheinbaum u bëri thirrje gjithashtu investitorëve të interesuar të kontaktojnë Ministrinë e Jashtme.


Në vitin 2025, kompania shtetërore meksikane Pemex eksportoi mesatarisht 15 mijë fuçi naftë bruto në ditë dhe 2200 fuçi produkte nafte në Kubë, me një vlerë totale prej afërsisht 500 milionë $.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page