SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | ADMIRALI RAIMUNDO PEDRO MORALES ANGELES: TRAFIKU KRYESOR DETAR I DROGËS ËSHTË I PËRQENDRUAR NË OQEANIN PAQËSOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Paqësori është bërë rruga kryesore detare e trafikimit të drogës drejt Meksikës dhe qeveria do të forcojë praninë e saj detare në zonë për t'iu kundërvënë karteleve”.
Kështu tha ministri i Marinës, Admirali Raimundo Pedro Morales Angeles, bëri njoftimin në prag të stërvitjes detare shumëkombëshe “Rimpac 2026”, më e madhja në Paqësor, e udhëhequr nga marinat e Shteteve të Bashkuara dhe Kilit dhe që përfshin 30 vende, përfshirë Meksikën, duke deklaruar se shumica e drogës është aktualisht e përqendruar në Paqësor.
Operacionet do të përqendrohen në Paqësorin Jugor dhe Lindor, ku është identifikuar lëvizja më e madhe e anijeve të përdorura nga organizatat kriminale.
Sipas ministrit hetimet tregojnë se Karteli Sinaloa dhe Karteli i Brezit të Ri Jalisko (Jalisco New Generation) janë aktorët kryesorë në dërgesa.
Ai shtoi se trafikantët e drogës kanë ndryshuar metodat e tyre të veprimit, duke përdorur emigrantë të paligjshëm në anije të mëdha tregtare për të hedhur dërgesa droge në det, të cilat më pas rikuperohen nga anije të tjera.
Që nga 1 tetori 2024, fillimi i administratës aktuale të udhëhequr nga presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum, Marina Meksikane ka sekuestruar mbi 80 ton kokainë në det të hapur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments