SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | MINISTRIA E JASHTME PARAQITI MBI 20 ANKESA NË DREJTËSINË AMERIKANE PËR VEPRIMET E AGJENCISË SË ZBATIMIT TË LIGJIT PËR IMIGRACIONIN DHE DOGANAT E SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës ka njoftuar veprimet zyrtare të ndërmarra në lidhje me vdekjen e 17 shtetasve meksikanë që nga maji i vitit 2025 gjatë operacioneve ose ndërsa ishin nën paraburgim të ICE-së (U.S. Immigration and Customs Enforcement).
Sipas një deklarate zyrtare sot, qeveria e presidentes Klaudia (Claudia) Sheinbaum i ka përcjellë Departamentit të Drejtësisë të ShBA-ës, nëpërmjet Departamentit të Shtetit, ankesën e paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm meksikan në lidhje me 17 rastet, me një kërkesë zyrtare për të filluar hetimet përkatëse dhe për të dhënë një përgjigje në lidhje me progresin e tyre.
Në të njëjtën kohë, raportohet se janë paraqitur 20 ankesa - tetë me prokurorë shtetërorë dhe 12 me prokurorë të qarkut - në juridiksionet ku ndodhën vdekjet, në shtetet e Arizonës, Kalifornisë, Floridës, Xhorxhias, Illinoisit, Luizianës, Misurit dhe Teksasit.
Autoritetet meksikane zhvilluan gjithashtu takime me zyrtarë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së (DHS) dhe ICE, ku ata shprehën shqetësimet e qeverisë meksikane në lidhje me kushtet në qendrat e paraburgimit, duke përfshirë ato të operuara nga kompani private, duke kërkuar sqarime për secilin rast.
U ndërmorën gjithashtu veprime në organizatat ndërkombëtare, me një letër të dërguar Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Vollkër Tërk (Volker Türk), për të raportuar ngjarjet dhe për të kërkuar një kërkesë për sqarime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments