SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: AKUZAT AMERIKANE SE KARTELET E DROGËS JANË TË LIDHUR ME QEVERINË JANË TË PABAZA.

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum hodhi poshtë pretendimet e shefit të Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (DEA), Terëns Kristofër Koull (Terrance Christopher Cole), se ekziston një lidhje vdekjeprurëse midis qeverisë meksikane dhe karteleve të drogës.
Presidentja Sheinbaum i quajti pretendimet të mjerueshme dhe të pabazuara, si dhe të motivuara politikisht.
“Ato tingëllojnë më shumë si një deklaratë politike sesa një deklaratë e mbështetur nga prova”.
Kështu tha presidentja Sheinbaum duke shtuar se DEA duhet të përqendrojë përpjekjet e saj në luftimin e trafikimit, shpërndarjes dhe pastrimit të parave të drogës në Shtetet e Bashkuara, të përshkruara si tregu më i madh në botë për drogëra të paligjshme.
Presidentja Sheinbaum më pas kujtoi përfshirjen e agjentëve të DEA-s me trafikantët e narkotikëve dhe shkarkimin e fundit të kreut të agjencisë amerikane kundër narkotikëve në Meksikë, Nikolas (Nicholas) Palmeri, për kontakte të papërshtatshme me avokatët e karteleve.
Presidentja meksikane pohon gjithashtu se rezultatet e arritura nga qeveria e saj në aspektin e sigurisë, veçanërisht në aspektin e uljes së vrasjeve, vetëvete i hedhin poshtë pretendime të tilla.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments