SERBI | ARDHJET E MIGRANTËVE KANË RËNË ME 49%.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Beograd, Serbi | “Që nga fillimi i vitit, 9567 migrantë të parregullt kanë hyrë në Serbi, një rënie prej 49% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.
Kështu njoftoi Komisionerja për Refugjatët dhe Migracionin, Natasa Stanisavljeviç, e cila, tha se ky ishte numri më i ulët i mbërritjeve që nga fillimi i krizës së migracionit dhjetë vjet më parë.
Aktualisht, 235 migrantë po strehohen në gjashtë qendra pritjeje në Serbi, nga një kapacitet total prej afërsisht 3000 vendesh.
“Qeveria - vuri në dukje ajo - është e angazhuar të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme përmes marrëveshjeve ad hoc me administratat lokale në lidhje me strehimin, arsimin dhe kujdesin shëndetësor.
Këto programe mbulojnë edhe ata qytetarë serbë të quajtur persona të zhvendosur brenda vendit, serbë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Kroaci, Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë si rezultat i konflikteve të armatosura të viteve 1990”.
Një rënie e ndjeshme e migrimit përgjatë rrugës ballkanike është regjistruar edhe nga Frontex, i cili, raportoi se në 11 muajt e parë të vitit, 11500 migrantë të parregullt mbërritën në rajon, një rënie prej 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments