top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SERBI | MIJËRA VETA PROTESTUAN KUNDËR INVESTIMEVE AMERIKANE NË BEOGRAD.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 12
  • 2 min read
ree

Beograd, Serbi | Me mijëra njerëz protestuan kundër planeve për të shembur një ish-shtab ushtrie në kryeqytetin serb Beograd për t'i hapur rrugë një kompleksi hotelesh luksoze, si pjesë e një projekti investimi të lidhur me dhëndrin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), Xherëd Kashnër (Jared Kushner).


Tubimi ishte i fundit në një seri protestash antiqeveritare që kanë rritur presionin mbi Presidentin Aleksandar Vuçiç që u nxitën nga shembja e çatisë së një stacioni treni një vit më parë që vrau 16 veta.


Ligjvënësit serbë kanë miratuar legjislacionin që do të lejojë procedura më të shpejta administrative për kompaninë e z. Kashnër (Kushner), “Affinity Global Development”, për të ndërtuar hotelin, apartamentet, dyqanet dhe zyrat në vendin e ish-selisë së ushtrisë jugosllave.


Shumë serbë e shohin selinë e vjetër, e cila, u dëmtua në bombardimet e NATO-s në vitin 1999, si një homazh për ata që vdiqën dhe një monument për arkitekturën moderniste të epokës jugosllave, dhe kundërshtuan nënshkrimin e një marrëveshjeje qiraje 99-vjeçare me shoqërinë tregtare “Affinity Global Development”.


Ne erdhëm këtu për të ngritur zërin tonë kundër ligjit”, tha znj. Teodora Smiljaniç, një protestuese 48-vjeçare.


Duke miratuar këtë ligj, ai (Vuçiçi) synon t’i pëlqejë Trampit (Trump) dhe të fitojë mbështetje”, tha ajo.


Politikanët e opozitës argumentuan se legjislacioni ishte jokushtetues, por shumica qeveritare e miratoi atë pa amendamente, duke thënë se ishte jetik për marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara.


Pavarësisht protestave, qeveria e Presidentit Vuçiç nëntorin e kaluar ia hoqi kompleksit të vjetër ushtarak përcaktimin e trashëgimisë kulturore të mbrojtur.


Ne po e japim tokën dhe ata po sigurojnë një investim prej të paktën 650 milionë eurosh, një investim i madh për vendin tonë”, tha Presidenti Vuçiç për televizionin pro-qeveritar “Pink”, duke theksuar se nuk ishte një shitje, por një qira afatgjatë.


Kjo do të rrisë vlerën e të gjitha pasurive të patundshme në Beograd, do të tërheqë më shumë turistë… do të vlejë mbi një miliard euro menjëherë”, tha ai.


Vërehet se z. Kashnër (Kushner), i cili, është i martuar me vajzën e Presidentit Tramp (Trump), Ivankën, themeloi shoqërinë tregtare “Affinity Global Development” pasi la pozicionin e tij si ndihmës i Shtëpisë së Bardhë në vitin 2021.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page